Art&Argëtim

"Jam e shkatërruar, ju zhgënjeva"/ E papritur, Jennifer Lopez anulon turneun e saj, shkak familja

Burime pranë këngëtares raportuan se ylli latin është detyruar të anulojë turneun e saj për shkak të një periudhe të ndjeshme në jetën e saj personale.

1 Qershor 2024, 09:51 Nga S.B
"Jam e shkatërruar, ju zhgënjeva"/ E papritur, Jennifer
Jennifer Lopez

SHBA- Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka anuluar përfundimisht turneun e saj për të kaluar kohë me familjen. Burime pranë këngëtares raportuan se ylli latin është detyruar të anulojë turneun e saj për shkak të një periudhe të ndjeshme në jetën e saj personale.

“Jam shumë e mërzitur dhe e shkatërruar që ju zhgënjeva”, ka shkruar Jennifer Lopez në mesazhin dërguar fansave të saj.

Ajo më pas shtoi: Ju lutem ta dini se nuk do ta bëja këtë nëse nuk e ndjeja se ishte absolutisht e nevojshme. Unë premtoj se do e rregulloj këtë dhe do të jemi të gjithë përsëri bashkë. Ju dua shumë të gjithëve. Deri herën tjetër.

"Jam e shkatërruar, ju zhgënjeva"/ E papritur, Jennifer
Mesazhi i JLO



Kompania e marketingut Live Nation tha në një deklaratë se turneu "This Is Me... Live" po anulohet pasi Jennifer po merr pushim për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë. Ndonëse disa raportime pretendonin se arsyeja e anulimit të turneut ishte shitja e ulët e biletave, burimet këmbëngulën se këngëtarja e bëri këtë për arsye personale.

jennifer lopez jlo

Sondazh

Poll