Art&Argëtim

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt mbush 18 vjeç, Shiloh kërkon menjëherë ndërrimin e mbiemrit

Ajo ka zgjedhur të heqë mbiemrin e të atit dhe nëse kërkesa pranohet, ajo do të shkojë nga Shiloh Jolie-Pitt në "Shiloh Jolie".

31 Maj 2024, 17:08 Nga S.B
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt mbush 18 vjeç, Shiloh kërkon
Shiloh dhe Brad

SHBA- Vajza e aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, paraqiti dokumente për të ndryshuar ligjërisht mbiemrin e saj sapo mbushi 18 vjeç. Ajo ka zgjedhur të heqë mbiemrin e të atit dhe nëse kërkesa pranohet, ajo do të shkojë nga Shiloh Jolie-Pitt në "Shiloh Jolie".

Lajmi vjen pasi së fundmi u zbulua se Brad nuk po kërkonte më kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tij. Zahara Jolie ishte e para që e bëri këtë në nëntor 2023, kur ajo debutoi si një anëtare e re e Alpha Kappa Alpha.

Kur u prezantua gjatë ceremonisë së induksionit të saj, ajo bërtiti: Unë quhem Zahara Marley Jolie!

Së fundmi, vajza e tyre 15-vjeçare Vivienne, e cila punoi si asistente e Angelina-s për "The Outsiders" u identifikua vetëm si "Vivienne Jolie" në Playbill. Pavarësisht se u ndanë në vitin 2016, çifti është ende në gjykatë duke luftuar për divorcin e tyre.

angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll