Art&Argëtim

ARSYEJA/ Kërkoi divorcin nga Bes Kallaku, Gjykata nuk pranon kërkesën e Xhensila Myrtezaj

Nga postimet e deri tek këngët me dedikim, detajet nga divorci i ish-çiftit po qarkullojnë në rrjet.

31 Maj 2024, 16:35 Nga S.B
ARSYEJA/ Kërkoi divorcin nga Bes Kallaku, Gjykata nuk pranon
Xhensila dhe Besi

TIRANË- Ndarja e çiftit më të përfolur të momentit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj po merr vëmendjen dita ditës. Nga postimet e deri tek këngët me dedikim, detajet nga divorci i ish-çiftit po qarkullojnë në rrjet.

Mësohet se me vendim nr. 2839, Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e këngëtares për t’u divorcuar nga aktori i humorit Besart Kallaku, duke kthyer aktet për plotësim. Për më tepër kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica, e cila sipas gjykatës nuk ka tagër të nënshkruajë atë.

Për këtë arsye, gjyqtarja Adelajda Gjuzi ka vendosur: “Kthimin e kërkesëpadisë dhe akteve bashkëlidhur në çështjen civile me Nr. 13860 Regj. Dt. 03.05.2024 të palës paditëse Xhensila Kallaku. Shpenzimet gjyqësore mbeten si janë bërë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) diteve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall sot në Tiranë, më datë 10.05.2024“.

Pra edhe nga vendimi kuptohet se këngëtarja si palë paditëse ka kërkuar më 3 maj të këtij viti ndarjen nga Kallaku. Gjithsesi Gjykata e Tiranës nuk e ka pranuar kërkesën e Myrtezaj duke kthyer aktet për plotësim.

 

 

xhensila myrtezaj bes kallaku divorc

Sondazh

Poll