Vazhdon vlerësimi shumë negativ për punën e opozitës
Të dhënat TIRANË- Qytetarët janë pyetur në një shkallë nga (1-10) të vlerësojnë punën e opozit&...
GREQI - Gjykata e Athinës ka liruar 27-vjeçarin me origjinë nga Palestina i cili akuzohet se ka mbajtur peng ka dhunuar një 33-vjeçare shqiptare dhe e ka plagosur këtë të fundit me thikë. Sic shkruajnë mediat greke, 27-vjeçari Mohammad Odi është lënë i lirë pasi e reja shqiptare Gabriela Çelaj nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak se ndodhet e shtruar në spital.
Mësohet se Odi është lënë i lirë me kushte kufizuese që të mos largohej nga vendi dhe të paraqitej në komisariat. Ky vendim u mor pasi policia nuk mundi të merrte deklaratë nga vajza, e cila nuk ishte në gjendje të dëshmonte, pasi siç thanë mjekët është rrahur shumë keq.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur sot edhe nëna e 33-vjeçares e cila ka treguar se vajza e saj u gjet në një bodrum, e lidhur dhe e dhunuar keq, me plagë në sy dhe kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ksouthou” në Athinë në një objekt të braktisur, ku efektivët pasi kanë dëgjuar disa thirrje për ndihmë kanë shkuar në katin e parë të objektit dhe kanë parë një derë të mbyllur me dryn. Efektivët kanë hapur derën, kanë nxjerrë shqiptaren që aty dhe e kanë dërguar në spital, ku po vijon të marrë aktualisht mjekim. Sakaq nuk dihen ende arsyet përse i riu nga Palestina e mbante mbyllur vajzën 33-vjeçare, apo arsyet që e kanë çuar atë drejt dhunës barbare.
Të dhënat TIRANË- Qytetarët janë pyetur në një shkallë nga (1-10) të vlerësojnë punën e opozit&...
Të dhënat TIRANË- Të pyetur nga Barometri për vlerësimin që kanë për punën e qeverisë aktualisht, sh...
TIRANË - Pensionet e lidhura me të ardhurat përbëjnë në masë të madhe burimin kryesor të të ardhurave pë...
Foto ilustruese TIRANË - Në vitet kur industria e basteve sportive ishte në kulmin e saj, “fixed match“ ishte mënyra më...
Valbona Kazanxhiu KUÇOVË- Dy javë më parë ju treguam historinë e Valbona Kazanxhiut, gruas nga Kuçova, e cila jeton...
Të dhënat TIRANË- Në një seri prej 6 pyetjesh standarde, të përdorura nga Barometri – Euronews Albania çdo ...
Foto ilustruese TIRANË - Nuk ndodh vetëm në rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë, por siç ndodh s...
Të dhënat TIRANË- Problemet kryesore të vendit, kanë qenë në fokus të Barometrit të fundit në Euronews Al...
Takimi në Milano TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e radhës në Milano me emigrantët e atjeshëm. Ashtu si në...
Foto ilustruese TIRANË - Data 1 qershor e njohur gjerësisht si Festa e Fëmijëve është konceptuar si “Ditë pa ...