Bota

VIDEO/ Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Meksikë u drejton automatikun punonjësve të ambasadës, shkarkohet nga detyra

Siç raportohet incidenti ndodhi teksa ambasadori ishte në një vizitë zyrtare në qytetet Durango dhe Sinaloa, qytete të njohura për influencën e karteleve të kokainës.

31 Maj 2024, 21:04 Nga E. D

 

 

VIDEO/ Ambasadori i Mbretërisë së
Jon Benjamin

 

MEKSIKË- Një video shokuese është publikuar ku Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Meksikë Jon Benjamin shihet teksa i drejton automatikun një punonjësi të ambasadës, i cili duket i tmerruar nga ajo që po ndodh.

Jon Benjamin, i cili kishte shërbyer si përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar në Meksikë që nga viti 2021, mund të shihej në video duke luajtur me role si një snajper ndërsa drejtonte armën masive drejt një punonjësi dukshëm të mërzitur të ulur pas tij.  Siç raportohet incidenti ndodhi teksa ambasadori ishte në një vizitë zyrtare në qytetet Durango dhe Sinaloa, qytete të njohura për influencën e karteleve të kokainës.

Gjithashtu arma ka qenë e një prej shoqëruesve, ndërsa ambasadori Benjamin është duke bërë shaka me armën në dorë. Një diplomat karriere, Benjamin u emërua në Meksikë në vitin 2021. Ai ka përfaqësuar më parë Qeverinë Britanike në Kili, Gana, Turqi, Indonezi dhe Shtetet e Bashkuara, gjatë karrierës së tij 35-vjeçare në shërbimin diplomatik.

jon benjamin

Sondazh

Poll