31 Maj 2024, 20:12
Nga E. D
foto ilustruese
GAZA- Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se Izraeli ka propozuar një marrëveshje të re armëpushimi, e cila madje është gati për tu zbatuar menjëherë. Në fjalën e tij, presidenti amerikan tha se plani për armëpushim, i propozuar nga Izraeli, do të zbatohet në tre faza.
Faza e parë përfshin një armëpushim të plotë dhe total dhe tërheqjen e ushtarëve të IDF nga të gjitha zonat e banuara në Gaza. Gjithashtu është planifikuar lirimi i disa prej pengjeve dhe shkëmbimi i tyre me të burgosur palestinezë. Gjithashtu Biden shtoi se 600 kamionë me ndihma humanitare do të hyjnë çdo ditë në Rripin e Gazës.
Faza e dytë kërkon një ndërprerje të përhershme të armiqësive dhe lirimin e pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët e mbajtur nga Hamasi. Kjo do të thotë një fund i përhershëm i armiqësive. Së fundi, faza e tretë do të përfshijë restaurimin e Rripit të Gazës. Pasi të arrihet, kjo fazë do të përfshijë gjithashtu kthimin e eshtrave të pengjeve që vdiqën në duart e Hamasit.
Biden shpjegoi se SHBA-ja është e fokusuar në mënyrë të pamëshirshme në gjetjen e një fundi të përhershëm të luftës dhe lirimin e pengjeve. SHBA synon të krijojë një të nesërme më të mirë për Rripin e Gazës.
Ai gjithashtu i kërkoi Hamasit të mbështeste planin. Është një moment me të vërtetë vendimtar. Izraeli ka bërë propozimin e tij dhe Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim kjo marrëveshje është një mundësi për të vërtetuar nëse vërtet e nënkupton këtë. Hamasi duhet ta pranojë marrëveshjen," tha Biden.
Presidenti amerika tha se tani është koha që të gjithë të ngrenë zërin dhe të kërkojnë që Hamasi të vijë në tryezën e bisedimeve.
joe biden lufta ne lindejn e mesme
Bota
31 Maj 2024, 20:11
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Lista Serbe ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpronë...
Bota
31 Maj 2024, 19:58
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka folur rreth gjykimit të djeshëm dhe shpalljes fajtor të Donald Trumpit për falsi...
Bota
31 Maj 2024, 19:56
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Vushtri të Kosovës. Mësohet se arrestimii tyre ka ar...
Bota
31 Maj 2024, 19:41
E. D
foto ilustruese
KOLUMBI- Një mbikalim u shemb mëngjesin e sotëm në qytetin verior të Kolumbisë Barranquil...
Bota
31 Maj 2024, 19:17
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Shërbimet franceze të sigurisë kanë arrestuar një adoleshent të dyshuar për organizimin e n...
Bota
31 Maj 2024, 19:25
Dosja
Foto ilustruese
SHBA - Partitë populiste të krahut të djathtë pritet të shënojnë rritje në zgjedhjet treditore p&eu...
Bota
31 Maj 2024, 19:20
E. D
foto ilustruese
UKRAINA- Ministri i Jashtëm italian të premten përjashtoi dërgimin e trupave në Ukrainë dhe përdorimin e...
Bota
31 Maj 2024, 19:07
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- Tre persona janë zhdukur në rajonin verilindor të Italisë, Friuli Venezia Giulia. Bëhet me dije ...
Bota
31 Maj 2024, 19:06
B.Z
Pamje nga sulmi
IZRAEL - Një mjek nga një ekip shpëtimi i lidhur me Hezbollahun u vra këtë të premte dhe një tjetër...
Bota
31 Maj 2024, 18:56
N.F
Foto ilustruese
PRESHEVË- Parlamenti Evropian i ka dërguar letër Serbisë me kërkesën që të respektojë dhe impl...