Bota

Nuk po luftojmë kundër Rusisë, po mbrojmë Ukrainën/ Ministri italian përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë dhe përdorimin e armëve të saj brenda Rusisë

Duke theksuar se ata do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, ministri italian megjithatë tha se sipas kushtetutës së Italisë, është e pamundur të lejohet përdorimi i armëve të saj për të goditur brenda Rusisë dhe për të vendosur trupa në Ukrainë.

31 Maj 2024, 19:20 Nga E. D
Nuk po luftojmë kundër Rusisë, po mbrojmë Ukrainën/
foto ilustruese

UKRAINA- Ministri i Jashtëm italian të premten përjashtoi dërgimin e trupave në Ukrainë dhe përdorimin e armëve italiane për të goditur objektivat brenda Rusisë. 

“Është e pamundur që Italia të dërgojë ushtarë në Ukrainë për të përdorur armët tona në Rusi”, tha Antonio Tajani. 

Duke theksuar se ata do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, ministri italian megjithatë tha se sipas kushtetutës së Italisë, është e pamundur të lejohet përdorimi i armëve të saj për të goditur brenda Rusisë dhe për të vendosur trupa në Ukrainë.

"Ne nuk po luftojmë kundër Rusisë. Ne po mbrojmë Ukrainën, (ajo) nuk është njësoj," shtoi ai.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes dhe kjo përfshin gjithashtu të drejtën për të goditur objektivat legjitime ushtarake brenda Rusisë.

antonio tajani

Sondazh

Poll