Bota

U konfliktuan me njëri-tjetrin dhe më pas përdorën edhe armë, arrestohen tre persona në Kosovë

Mësohet se arrestimii tyre ka ardhur pasi ata paraditen e sotme janë konfliktuar fizikisht ndërsa si rrjedhojë e konfliktit njëri prej të dyshuarve ka nxjerrë një armë.

31 Maj 2024, 19:56 Nga N.F
U konfliktuan me njëri-tjetrin dhe më pas përdorën edhe
Foto ilustruese


KOSOVË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Vushtri të Kosovës. Mësohet se arrestimii tyre ka ardhur pasi ata paraditen e sotme janë konfliktuar fizikisht ndërsa si rrjedhojë e konfliktit njëri prej të dyshuarve ka nxjerrë një armë.

Më tej bëhet me dije se arma i është drejtuar personit me të cilin kishte pasur konflikt. Personat e dyshuar kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë ndihmë mjekësore ndërsa njësitë policore në konsultim me prokurorin, kanë realizuar kontrolle në disa lokacione dhe te një person tjetër kanë arritur të gjenin armën e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

Arma e llojit pistoletë me një karikator të zbrazët është konfiskuar dhe është proceduar si provë materiale, thuhet në njoftimin e policisë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarve të parë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.

“Pas përfundimit të procedurës së intervistimit dhe veprimeve tjera policore, ndaj të dyshuarit A.A., 23 vjeçar, është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ..Lëndim i lehtë trupor”. Ndaj të dyshuarit M.Gj., 18 vjeçar, është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ,,Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ndaj personit K.A., 25 vjeçar është iniciuar rasti ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa-autorizuar i armëve,” thuhet në njoftimin e policisë.

 

kosove arme konflikt arrestim

Sondazh

Poll