Bota

Shpronësimi i pronave në veri, reagon Lista Serbe: Një rrëmbim klasik i tokës serbe! Qëllimi i qartë, me dhunë po kërkohet spastrimi etnik

Partia serbe në Kosovë thekson se ky vendim zbulon një qëllim të qartë që përmes dhunës institucionale dhe represionit të Kosovës të bëhet spastrimi etnik i serbëve.

31 Maj 2024, 20:11 Nga N.F
Shpronësimi i pronave në veri, reagon Lista Serbe: Një
Foto ilustruese


KOSOVË- Lista Serbe ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e pronarëve të parcelave në komunat e Leposaviçit dhe Zubin Potokut. Në reagim Lista Serbe shprehet se vendimi nuk është shpronësim, por një rrëmbim klasik i tokës serbe dhe pjesë e terrorizmit sistematik ndaj popullit serb në Kosovë.

Partia serbe në Kosovë thekson se ky vendim zbulon një qëllim të qartë që përmes dhunës institucionale dhe represionit të Kosovës të bëhet spastrimi etnik i serbëve.

“Ne presim që bashkësia ndërkombëtare të dënojë qartë dhe pa mëdyshje këtë vendim, d.m.th. marrjen e tokës nga pronarët serbë dhe kërkon një rikuperim në gjendjen e mëparshme, dhe heqjen e bazave të paligjshme me njësitë monoetnike parapolitike”, thuhet në deklaratë.

Qeveria e Kosovës paraditen e sotme ka mbajtur mbledhje online ku njoftoi se është marrë vendimi përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme në dy komuna në veri të vendit për projekte infrastrukturore.

“Vendimi Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i ‘Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’, në Komunën e Leposaviçit dhe Komunën e Zubin Potokut, në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

lista serbe kosove shpronesim

Sondazh

Poll