Art&Argëtim

Robert De Niro reagon pas shpalljes fajtor të Trump: Drejtësia u vu në vend, mbështetja ndaj tij është çmenduri

Aktori mori pjesë në shfaqjen e filmit të tij të ri "Ezra" në Cinema Society dhe u pyet në ldihje me lajmin.

31 Maj 2024, 11:23 Nga S.B
Robert De Niro reagon pas shpalljes fajtor të Trump: Drejtësia u vu
Robert dhe Trump

SHBA- Aktori i njohur Robert De Niro është shprehur i kënaqur me faktin se ish-presidenti amerikan Donald Trump u shpall fajtor për të 34 akuzat në rastin e financimit të yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels. Aktori mori pjesë në shfaqjen e filmit të tij të ri "Ezra" në Cinema Society dhe u pyet në ldihje me lajmin.

“Përgjithësisht jam i lodhur. Nuk dua të emocionohem për asgjë” tha ai dhe shtoi: Është ashtu siç duhet. Drejtësia u vendos. Kjo është e gjitha.

I pyetur nëse mendon se Trump mund të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024, 80-vjeçari De Niro u përgjigj: Për mua, nuk ka mbaruar derisa të përfundojë.

Kritiku shumëvjeçar i Trump vazhdoi duke e përshkruar pasionin e mbështetësve të Trump si "çmenduri". Në një bisedë me Variety aktori legjendar akuzoi Trumpin se kishte për qëllim të shkatërronte Shtetet e Bashkuara.

Më 31 maj, Trump, 77 vjeç, u bë ish-presidenti i parë amerikan që u dënua për akuza penale. Trump u shpall fajtor për të gjitha akuzat nga 12 anëtarë të jurisë në Manhattan në gjyqin e paprecedentë.

donald trump robert de niro

Sondazh

Poll