Art&Argëtim

Probleme me trashëgiminë/ Asnjë para për familjen e Michael Jackson, shkak një mosmarrëveshje shumëvjeçare

Sipas dosjes, trashëgimtarët kundërshtuan gjetjet në gjykatën tatimore dhe fituan në vitin 2021.

31 Maj 2024, 13:05 Nga S.B
Probleme me trashëgiminë/ Asnjë para për familjen e Michael
Michael Jackson dhe fëmijët e tij

SHBA- Fëmijët e Michael Jackson, Prince, Paris dhe Bigi së bashku me nënën e Mbretit të Popit, Katherine, nuk do të marrin asnjë para nga testamenti i tij derisa të zgjidhet një mosmarrëveshje shumëvjeçare. Sipas dosjes, trashëgimtarët kundërshtuan gjetjet në gjykatën tatimore dhe fituan në vitin 2021.

Që atëherë, trashëgimtarët kanë paraqitur një kërkesë për rishqyrtimin e vlerës së katalogut muzikor të këngëtarit "Thriller". Kërkesa është ende në pritje, që do të thotë se vlera e pasurisë duhet të finalizohet ende për qëllime tatimore.

Ndërsa beteja vazhdon, avokatët kërkuan që një pjesë e pasurisë së Michael t'i shpërndahej familjes. Megjithatë, kërkesa u refuzua sepse ekzekutorët argumentuan se ata nuk mund "të përcaktojnë se çfarë shume mund të shpërndahet në mënyrë të sigurt në këtë moment."

Probleme me trashëgiminë/ Asnjë para për familjen e Michael
Fëmijët e Michael Jackson

Vendimi vjen disa muaj pasi Sony Music Group finalizoi një marrëveshje në shkurt për të blerë gjysmën e katalogut muzikor të Michael për të paktën 600 milionë dollarë. Ndërkohë, Bigi ka qenë gjithashtu i përfshirë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me gjyshen e tij Katherine, pasi ajo u përpoq të përdorte para nga pasuria për të paguar tarifat ligjore për një betejë gjyqësore të pazbuluar.

michael jackson

Sondazh

Poll