Politike

"Kapjen e SPAK, Rama e ka luftë për jetë a vdekje," Shehaj: Mund ta shkatërrojë po të dojë, votat i gjen

Ai më tej shtoi se ata u kujtuan se janë në mes të mandatit dhe nuk ua zgjasin mandatet prokurorëve të SPAK.

30 Maj 2024, 21:49 Nga N.F
"Kapjen e SPAK, Rama e ka luftë për jetë a vdekje,"
Foto ilustruese

TIRANË- Deputeti, Agron Shehaj si dhe kryetar i Lëvizjes Politike “Mundësia” është shprehur se Edi Rama e ka luftë për jetë a vdekje kapjen e SPAK. Shehaj nga studio e emisionit “Open” në News24 tha se Edi Rama mund të shkatërrojë SPAK po të dojë, pasi votat i gjen pasi sipas tij kemi një opozitë të shpartalluar. Ai më tej shtoi se ata u kujtuan se janë në mes të mandatit dhe nuk ua zgjasin mandatet prokurorëve të SPAK.

“Dy rrugë janë: ose Edi Rama do të dalë para drejtësisë dhe nuk do të mund të justifikohet me “ngrënien e dardhave pas shpine”, ose SPAK do të dështojë. Mesazhin e parë ia dhanë SPAK me miratimin e amnistisë penale. Edi Rama mund të shkatërrojë SPAK po të dojë, pasi votat i gjen, kemi një opozitë të shpartalluar.

Unë besoj se kjo do të ndodhë, shikoni mesazhet që i janë dhënë SPAK. Po e pengojnë me policinë, i kujtuan se janë në mes të mandatit dhe nuk ua zgjasin mandatet prokurorëve të SPAK”, tha Shehaj.

shehaj rama spak

Sondazh

Poll