Politike

Synon kapjen e Prokurorisë së Posaçme? Balla: Rezoluta antikorrupsion vlerëson punën e SPAK

30 Maj 2024, 21:16 Nga r.ll
Synon kapjen e Prokurorisë së Posaçme? Balla: Rezoluta
taulant balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka komentuar mbrëmjen e sotme rezolutën antikorrupsion të propozuar nga Partia Socialiste. I pyetur nëse kjo rezolutë synon kapjen e Prokurorisë së Posaçme, Balla tha në emisionin "Opinion" se rezoluta vlerëson punën e SPAK. 

Sipas tij ajo u krijua që si hallkë bashkëveprimi që lufta kundër korrupsionit të shtrihet edhe në agjenci tjera përveç institucioneve që luftojnë krimin eorganizuar. I pyetur edhe për kërkesën e prokurorëve për zgjatjen e mandateve, ministri tha se Komisioni i Posaçëm parlamentar antikorrupsion është krijuar pikërisht për të shqyrtuar këto kërkesa.

Balla: Rezoluta vlerëson punën e SPAK. Ky ishull dhe hallkë e rëndësishmë në bashkëveprimit mes inistitucioneve që luftojnë krimin të shtrihen dhe në agjencitë e tjera. Flasim sot për një revansh të shteti ndaj korrupsionit. Kjo falë Reformës në Drejtësi. Unë e kam thënë se falë kësaj reforme do kemi ministra dhe ish-ministra në burg. Vendimi për të shtyrë mandatin prokurorëve i takon Kuvendit. Jemi shumë larg përfundimit të mandatit. Prandaj Kuvendi ka ngritu Komisionin e Posaçëm që të shqyrtohen këto kërkesa si zgjatja e mandateve.

Kuvendi ka miratuar sot me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-korrupsion. Ashtu si votimi i rezolutës antikorupsion edhe ngritja e komisionit u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Opozita gjithashtu bojkotoi procesin e votimit, siç e kishin deklaruar edhe më herët. Ky komision është propozuar nga PS, për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE. Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të mazhorancës dhe 5 përfaqësues të opozitës. Emrat e përfaqësuesve do të cakton me vendim të Kuvendit. Ndërkohë kryetar flitet se do të jetë ish-ministri Fatmir Xhafaj, ndonëse nuk ka ende asgjë zyrtare dhe të konfimuar. Në projektvendimin e zbardhur thuhet se Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

taulant balla spak rezoluta antikorrupsion

Sondazh

Poll