Politike

Lapaj: Korrupsioni luftohet me akte, jo me fjalë! Ja kur rezoluta anti-korrupsion mund të kthehet në rrezik

Sipas tij, korrupsioni nuk luftohet me deklarata, por me veprime konkrete duke mos dhënë koncensione korruptive, duke mos bërë pagesat për inceneratorët nuk incenerator skemi, duke mos mbajtur afër njerëz të korruptuar.

30 Maj 2024, 21:45 Nga N.F

Lapaj: Korrupsioni luftohet me akte, jo me fjalë! Ja kur rezoluta

Lapaj

TIRANË- Koordinator i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj kadiskutuar mbi përpjekjet e partive të reja për të hyrë në skenën e politikës shqiptare. Lapaj i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se rezoluta është një akt deklarativ që vjen 11 vjet pas qeverisjes së Edi Ramës, kur dy ekipe futbolli kanë përfunduar prapa hekurave.

Sipas tij, korrupsioni nuk luftohet me deklarata, por me veprime konkrete duke mos dhënë koncensione korruptive, duke mos bërë pagesat për inceneratorët nuk incenerator skemi, duke mos mbajtur afër njerëz të korruptuar.

“Në kuptimin juridik nuk ka vlerë, në kuptimin juridik kanë vlerë vetëm ligjet. Ligjet e thjeshta mazhoranca i miraton vetë, për ligjet e cilësuara duhen minimalisht 84 vota, pra duhet një konsensus i gjerë.

Nëse do të bëjë ndryshime në ligje të thjeshta, atëherë do të kemi ndryshime të thjeshta, që nuk kanë peshë. Nëse do të bëjnë ndryshime në ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, atëherë i duhet një konsensus, pasi nuk i kanë votat. Rreziku është vetëm nëse ka një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, ose nëse Kryeministri hyn dhe ble deputetë nga rradhët e atyre që ka përballë, që janë me 7 seli e grupe”, tha Lapaj.

 

 

 

 

adriatik lapaj korrupsion rezoluta antikorrupsion

Sondazh

Poll