Aktualitet

Parandalohet krimi në Mat/ I riu dhunon xhaxhain e tij, në banesë i gjendet municion luftarak (EMRI)

Gjatë kontrollit në banesën e të riut, u gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme. 

31 Maj 2024, 10:54 Nga r.ll

Parandalohet krimi në Mat/ I riu dhunon xhaxhain e tij, në banesë

MAT- Një ngjarje kriminale është parandaluar në Mat. Një 20-vjeçar ka dhunuar xhaxhain e tij ndërsa, u arrestua menjëherë nga policia.

Në pranga është vënë Klajdisjan Kurti. Gjatë kontrollit në banesën e të riut, u gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Për motive të dobëta, dhunoi xhaxhain e tij, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit.

Në banesën e 20-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Drita, për motive të dobëta, një 20-vjeçar po dhunonte xhaxhain e tij shtetasin P.K., 58 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, shkuan menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Drita, Mat.

Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

klajdisjan kurti mat

Sondazh

Poll