Aktualitet

Prokurori i Përgjithshëm takim me ambasadorin e BE në Tiranë, diskutojnë mbi sistemin e drejtësinë dhe rolin e saj në procesin e integrimit

Prokurori i Përgjithshëm ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e infrastrukturës së përshtatshme në disa nga prokuroritë dhe gjykatat në vend si dhe mungesën e një perspektive të qartë për zgjidhjen e problemit.

31 Maj 2024, 09:03 Nga r.ll
Prokurori i Përgjithshëm takim me ambasadorin e BE në
olsian çela dhe silvio gonzato

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato kanë zhvilluar ditën e djeshme një takim mes tyre. Ata kanë diskutuar mbi çështje që lidhen me mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rolin e saj në procesin e integrimit.

Sipas raportimeve, në takim gjithashtu u theksua rëndësia e ndjekjes me prioritet të rekomandimeve të BE-së si dhe mbështetja që kjo e fundit mund të sigurojë për prokurorinë.

Në mënyrë të veçantë, nga ana e ambasadorit u sigurua mbështetja e delegacionit të BE-së në Shqipëri për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve në prokurori.

Prokurori i Përgjithshëm ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e infrastrukturës së përshtatshme në disa nga prokuroritë dhe gjykatat në vend si dhe mungesën e një perspektive të qartë për zgjidhjen e problemit.

 

olsian çela silvio gonzato

Sondazh

Poll