Aktualitet

Akuzohen për gjobëvënie përmes lajmeve të rreme, përjashtohen nga AMP shefi i sektorit në Durrës, Kushtrim Selimi dhe zyrtarja Rexhina Omeri

Vendimi u mor sapo u publikua njoftimi i policisë se Omeri u arrestua për mashtrim kompjuterik ndërsa Selimi u shpall në kërkim.

31 Maj 2024, 10:04 Nga r.ll
Akuzohen për gjobëvënie përmes lajmeve të rreme,
kushtrim selimi dhe rexhina omeri

TIRANË- Shefi i Sektorit të AMP-së në Durrës, Kushtrim Selimi dhe zyrtarja tjetër e AMP-së Rexhina Omeri janë përjashtuar nga radhët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Vendimi u mor sapo u publikua njoftimi i policisë se Omeri u arrestua për mashtrim kompjuterik ndërsa Selimi u shpall në kërkim. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe një gazetar. Këta tre persona, sipas Sektorit të Krimeve Kibernetike, kishin krijuar një portal ku publikonin informacione të rreme.

Mësohet se ata publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme. Portali në të cilin publikoheshin këto informacione ishte i paregjistruar në ndonjë organ shtetëror apo në qendrën kombëtare të biznesit dhe nuk figuronte në pronësi të ndonjë individi.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor. Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba.

rexhina omeri kushtrim selimi

Sondazh

Poll