31 Maj 2024, 09:39
Nga r.ll
pamje nga arrestimi
LAÇ- Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për tre vepra penale është arrestuar në Laç. Donald Martinaj i cili u arrestua në kuadër të operacionin "Operacionalja 7", akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.
Gjykata e Riminit në Itali, me vendimin e datës 25.08.2023, i ka caktuar këtij Martinajt, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 7”.
Donald Martinaj rezluton i akuzuar nga Gjykata e Riminit, për 3 vepra penale kundër personit dhe pronës, kapet në Laç dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 7”, kapi në Laç dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar Donald Martinaj, 30 vjeç, i lindur në fshatin Gurëz, Kurbin.
Gjykata e Riminit, Itali, me vendimin e datës 25.08.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin.
donald martinaj
Aktualitet
31 Maj 2024, 09:20
r.ll
foto e nderteses
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 33-vjeçare shqiptare në Omonia ka pë...
Aktualitet
31 Maj 2024, 09:15
r.ll
bimet narkotike
KRUJË- Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim pasi u zbuluan në Krujë dy ambiente të sh...
Aktualitet
31 Maj 2024, 09:03
r.ll
olsian çela dhe silvio gonzato
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqip...
Aktualitet
31 Maj 2024, 07:23
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Çmimet e ujit për pesë bashki të tjera në vend janë rishikuar. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ...
Aktualitet
31 Maj 2024, 07:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ndërtuesit kanë detyrim sipas ligjit për strehimin social të japin pranë njësive vendore 3 për q...
Aktualitet
31 Maj 2024, 07:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të ejtë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendru...
Aktualitet
30 Maj 2024, 23:04
E. D
pamje nga vendngjarja
FIER- Një sherr ka ndodhur mes disa të rinjve në mbrëmjen e sotme në Fier. Bëhet me diej se ngjarj...
Aktualitet
30 Maj 2024, 22:36
N.F
Artan Hoxha
TIRANË- Artan Hoxha ka folur për aksionin e anti-mafias italiane, ku u zbulua se një grup shqiptarësh kishin arritur të...
Aktualitet
30 Maj 2024, 22:39
r.ll
foto ilustruese
SHIJAK- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes dy personave në shijak, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 20...
Aktualitet
30 Maj 2024, 22:27
N.F
Foto ilsutruese
KOPLIK- Neglizhenca dhe indiferenca e Zyrës Arsimore dhe e drejtorit të shkollës lë fëmijën me probleme t&eum...