Sport

Premier League dhe La Liga kundër Botërorit të Klubeve: “Ta bojkotojmë”!

Drejtuesit e futbollit anglez dhe spanjol po shqyrtojnë veprimet ligjore për të riprogramuar eventin e planifikuar për në verën e vitit 2025.

31 Maj 2024, 08:30 Nga DOSJA

Premier League dhe La Liga kundër Botërorit të Klubeve: “Ta

ANGLI - "Futbolli po vret produktin e tij. Ata që menaxhojnë lojën duhet të dëgjojnë, përndryshe ne do të veprojmë për të mbrojtur lojtarët." Kupa e zgjeruar e Botës për Klube, e planifikuar për vitin 2025, është në sy të Premier League dhe LaLiga, të cilët mund të zbatojnë një bojkot të bujshëm.

Nëse nga këndvështrimi i FIFA-s nuk shfaqen shqetësime në lidhje me një veprim të pretenduar ligjor të paraqitur nga numri një i futbollit anglez dhe spanjol, të mbështetur nga sindikata e futbollistëve anglezë, nga ana tjetër pakënaqësia për një kalendar gjithnjë e më të ngjeshur tashmë është e vështirë të përmbahet.

Sipas thashethemeve të raportuara nga “The Sun”, Richard Masters (numri një i Premier League), Maheta Molango (sindikata e lojtarëve anglezë) dhe Javier Tebas (numri një i La Liga) janë gati të ndërmarrin veprime ligjore kundër FIFA-s, përveç nëse turneu i ri i 32 ekipeve do të rishikohet.

I planifikuar për verën e vitit 2025, sindikata e lojtarëve FifPro dhe PFA argumentojnë, se ky aktivitet nuk i lejon yjet e klubive të marrin sasinë e duhur të pushimit, pra minimumin tre javë pushim të kërkuar nga të gjitha marrëveshjet profesionale. Për këtë arsye, avokatëve iu kërkua të përgatisnin dokumente ligjore dhe për të njëjtën arsye u organizua një samit në Londër. 

"Ngarkesat aktuale të lojtarëve nuk janë të qëndrueshme,- tha Molango për “SunSport”. - Njerëzit po e kuptojnë se lista e ndeshjeve thjesht nuk është e qëndrueshme."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll