Sport

Presidenti Eto'o bën paqe me Marc Brys, belgu do të vazhdojë si trajner i Kamerunit

Pasi kishte emëruar tashmë një zëvendësues të përkohshëm, Federata e Futbollit të Kamerunit më në fund konfirmoi belgun si trajner.

30 Maj 2024, 17:53 Nga DOSJA
Presidenti Eto'o bën paqe me Marc Brys, belgu do të vazhdojë

KAMERUN - Ish-lojtari i Barcelonës, Samuel Eto'o, president i Federatës së Futbollit të Kamerunit (FECAFOOT), siguroi këtë të enjte në një konferencë shtypi në Yaoundé, se ka bërë paqe me trajnerin e vendit, belgun Marc Brys, i cili do të ruajë postin e tij, pas një luftë e madhe mes të dyve të martën e kaluar. 

Brys do të vazhdojë në detyrën si trajner i kombëtares së Kamerunit, pavarësisht se Martin Ndtoungou ishte caktuar si trajner i përkohshëm për ta zëvendësuar atë. Eto'o, i cili madje akuzoi Brys, se "ka bërë shumë gabime", kërkoi falje publike dhe pranoi se puna e trajnerit është "me të vërtetë e vështirë".

Mosmarrëveshja e ashpër mes të dyve ndodhi para kamerave të gazetarëve dhe videoja u kap nga mediat në mbarë botën. Sherri ndodhi, pasi Eto'o urdhëroi largimin e një delegati nga Ministria e Sporteve të Kamerunit, Cyrille Tollo, në mes të një mosmarrëveshjeje mes ish-futbollistit dhe ministrit së sportit, Narcisse Mouelle Kombi.

Tensionet mes të dyve u rritën prillin e kaluar, kur Kombi dyshohet se punësoi Brys pa miratimin e FECAFOOT. Kombëtarja e Kamerunit , e njohur si 'Luanët e Paepur', ka fituar pesë herë Kupën e Afrikës dhe tetë herë është kualifikuar në Kupën e Botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll