Sport

Mbappe enigmatik: “Do ta shikoj finalen e Champions League, si gjithë të tjerët”...

Lojtari francez ka dhënë një intervistë për CNN Sport, në të cilën ka folur për të ardhmen e tij, finalen e Champions League dhe disa vendime që ka marrë në karrierën e tij.

30 Maj 2024, 18:19 Nga DOSJA
Mbappe enigmatik: “Do ta shikoj finalen e Champions League, si gjithë

FRANCE - Një nga momentet më të pritura të merkatos së verës që do të hapet në javët në vijim pa dyshim është zgjidhja e çështjes Mbappe, i cili pak javë më parë njoftoi se nuk do të vazhdojë me PSG-në, duke hapur kështu mundësinë e një aventure të re.

Ndërkohë që sulmuesi francez shpall këtë hap të ri në karrierën e tij, spekulimet shtohen dhe mes kësaj pritjeje që për shumëkush duket e përjetshme, pak nga pak vetë Mbappé nis të japë disa deklarata për atë që e pret.

Në një bisedë me Amanda Davies nga portali në fjalë, Mbappé foli për dëshirën e tij për të vazhduar një karrierë plot suksese. Pasi u pyet nëse do të shikojë finalen e së shtunës së ardhshme mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, Kylian siguroi se po, megjithëse ai nuk ishte i prirur të jepte një parashikim, apo të përmendte ndonjë gjë për Madridin.

“Unë thjesht do ta shikoj finalen si ju dhe të tjerët. Kur e doni futbollin, shikoni çdo ndeshje. I shikoj të gjitha ndeshjet që mundem, në Francë, Angli, Spanjë, Gjermani, Itali. Çdo ligë, pra, sigurisht, që do ta shikoj Champions League”,- shtoi Mbappe pa dhënë asnjë të dhënë të mëtejshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll