Sport

Të gjithë madrilènët me Realin, për finalen e Champions League kundër Dortmundit

Ancelotti merr të gjithë skuadrën për finalen e ‘Wembley’

30 Maj 2024, 16:55 Nga DOSJA
Të gjithë madrilènët me Realin, për finalen e

SPANJE - Alaba, Tchoauméni, Lunin ... Carlo Ancelotti ka vendosur të marrë të gjithë lojtarët e tij (të disponueshëm, të padisponueshëm dhe të dyshimtë) në Londër për finalen e Champions League kundër Borussia Dortmund në ‘Wembley’ (21:00).

Ja dhe lista e futbollistëve të thirrur nga trajneri Ancelotti:

Portierë: Courtois, Lunin, Kepa dhe Fran.

Mbrojtës: Carvajal, Militão, Alaba, Nacho, Lucas Vázquez, Fran García, Rüdiger dhe Mendy.

Mesfushorë: Bellingham, Kroos, Modric, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Ceballos, Arda Güler dhe Mario Martín.

Sulmues: Vini Jr., Rodrygo, Joselu dhe Brahim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll