Politike

“Po prishni pallate para kohe”, Prençi përplaset me Blendi Çuçin:Jeni jashtë profilit për ta menaxhuar këtë situatë

30 Nëntor 2019, 08:11 Nga DOSJA
“Po prishni pallate para kohe”, Prençi përplaset me

Tiranë- Një debat ka pasur ditën e djeshme mes ish kreut të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi  ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, në emisionin “Open”  pas detyrës së marrë nga ky i fundit si koordinator i grupit të menaxhimit të krizës së tërmetit. Prenci e ka pyetur se çDarë strukturash disponon ministria e Bujqësisë për të realizuar kordinimin e të gjitha strukturave shtetërore për ndërhyrjet operacionale dhe përse ka filluar prishjen e ndërtesave  para kohe.

Debati:
Prenci: Keni filluar ca punë para kohe, IKMT po prish pallate.
Çuçi: Unë jam caktuar si ministër për të kordinuar gjithë veprimet e qeverisë dhe pushtetit vendor në lidhje me këtë fazë
Prenci : Në baze të ligjit duhet të jetë ose ministrja e mbrojtjes ose e infrastrukturës
Çuçi : Dakord, nëse keni kundërshtime çoje në gjykatë administrative vendimin e komitetit dhe qeverisë për këtë gjë.Unë mendoj që është një situatë që kërkon një kokë për të kordinuar të gjitha strukturat qendrore dhe vendore
Prenci: Nuk kemi emergjencë bujqësore, por tërmeti. Jeni jashtë profilit për ta menaxhuar këtë situatë.

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur.  Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate të ditës së djeshme në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati çuçi prençi tragjedia e 26 nentorit 2019 debati çuçi prençi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 30 Nëntor 2019, 06:37

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 2472 banorë janë vendosur nëpër hotele.Pjesë nga fjala e Ramës:“Falë angazhimit t...

Politike 30 Nëntor 2019, 06:18

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të katër qeverinë. Në fjalën e tij ai ka theksuar se nga tërmeti i 26 nëntorit pati 50 viktima dhe se kërkime...