Aktualitet

Pesë viktima nga aksidentet në punë në muajin Maj, Inspektorati Shtetëror i Punës takohet me shoqatën e ndërtuesve

Sipas Inspektoratit ky sektor ka numrin më të vogël, të aksidenteve në punë. Numri më i lartë është në sektorin minerar si dhe aksidentet rrugore, të cilat zënë rreth 25% të totalit të aksidenteve në punë.

30 Maj 2024, 18:31 Nga r.ll
Pesë viktima nga aksidentet në punë në muajin Maj,
foto ilustruese

TIRANË-Në vetëm muajin Maj, pesë persona kanë humbur jetën në vendin e punës. Për këtë situatë dhe për të rritur më tej ndërgjegjësimin mbi respektimin e rregullave në punë, Inspektorati shtetëror i punës dhe shërbimeve shoqërore, ka zhvilluar një takim me Shoqatën e ndërtuesve.

Kreu i shoqatës së ndërtuesve, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në mënyrë që aksidentet në punë të shkojnë drejt zeros. Referuar shifrave, Shqipëria ka numrin më të vogël të aksidenteve në sektorin e ndërtimit në raport me rajonin.

Sipas Inspektoratit ky sektor ka numrin më të vogël, të aksidenteve në punë. Numri më i lartë është në sektorin minerar si dhe aksidentet rrugore, të cilat zënë rreth 25% të totalit të aksidenteve në punë.

Vdekjet në vendin e punës në muajin Maj: 

Më 27 maj, një 28 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme. Shkak i aksidentit në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë.

Në 21 Maj në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku.

Në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj.

Në 9 Maj në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku. 

Në 11 maj po në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Preng Gjoni. 

inspektorati shteteror i punes

Sondazh

Poll