Politike

Ngritja e Komisionit Antikorrupsion miratohet vetëm me votat e PS/ Kush ishin 6 deputetët që votuan kundër, pjesa tjetër e opozitës bojkoton votimin

Ky komision është propozuar nga PS, për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE.

30 Maj 2024, 18:04 Nga r.ll

Ngritja e Komisionit Antikorrupsion miratohet vetëm me votat e PS/ Kush

TIRANË- Kuvendi ka miratuar pak më herët me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-korrupsion. Ashtu si votimi i rezolutës antikorupsion edhe ngritja e komisionit u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Deputetët demokratë që votuan kundër ishin Ervin Salianji, Albana Vokshi, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Ilda Dhori dhe deputeti i pavarur Agron Shehaj. Ndërkohë deputetët e tjerë opozitarë të cilët ishin në Kuvend, zgjodhën që të bojkotonin procesin e votimit.

Ky komision është propozuar nga PS, për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE. Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të mazhorancës dhe 5 përfaqësues të opozitës. Emrat e përfaqësuesve do të cakton me vendim të Kuvendit. 

Në projektvendimin e zbardhur thuhet se Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

seance plenare 30 maj 2024 komisioni i posacem antikorrupsion

Sondazh

Poll