Bota

Hapja e Urës së Ibrit, Zyra e BE-së: Vendimi për këtë duhet të merret në kuadër të dialogut në Bruksel

Në përgjigje thuhet se duke qenë se kjo është një çështje që i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim lidhur me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë.

30 Maj 2024, 16:25 Nga N.F
Hapja e Urës së Ibrit, Zyra e BE-së: Vendimi për
Ura e Ibrit

KOSOVË- Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë janë deklaruar rreth diskutimeve për hapjen e Urës së Ibrit. Në një përgjigje për median, “Klan Kosova”, zyra e BE-së kanë thënë se vendimi për këtë duhet të merret në kuadër të dialogut në Bruksel.

Në përgjigje thuhet se duke qenë se kjo është një çështje që i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim lidhur me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë.

“Hapja e urës së Mitrovicës është temë e dy marrëveshjeve të arritura nga palët në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në vitin 2015 dhe 2016. Pavarësisht përpjekjeve të BE-së për lehtësimin ndër vite, ura mbetet e mbyllur për trafik. Duke qenë se kjo është një çështje që i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim lidhur me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë.” ka thënë një zëdhënëse e Zyrës.

Po ashtu, ajo ka ftuar palët që të zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“BE-ja mbetet e gatshme për të lehtësuar bisedimet. BE-ja gjithashtu u kërkon të gjithëve që të përmbahen nga çdo veprim provokues që mund të rrezikojë stabilitetin e terrenit dhe të largojë palët nga zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve – që duhet të jetë prioriteti i tyre kryesor.”  u shpreh më tej në përgjigje zëdhënësja.

Pyetur në lidhje me këto raportime, zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se policia është e gatshme të zbatojë çdo vendim të Qeverisë së Kosovës.

kosove be ura e ibrit

Sondazh

Poll