Bota

Të shtëna me armë në Londër/ Plagosen katër persona, mes tyre një nëntë vjeçare në gjendje të rëndë

Gjithashtu katër persona u plagosën kur personi i armatosur me një motoçikletë hapi zjarr mbi ta në lagjen e Hackney.

30 Maj 2024, 16:05 Nga E. D

Të shtëna me armë në Londër/ Plagosen katër

LONDËR-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër ku një vajzë nëntë vjeçare është qëlluar me armë. Bëhet me dije se vajza është në gjendje kritike pasi u qëllua nga një sulmues i panjohur teksa ishte me familjen e saj në një restorant turk në Londrën Lindore të mërkurën mbrëma.

Gjithashtu katër persona u plagosën kur personi i armatosur me një motoçikletë hapi zjarr mbi ta në lagjen e Hackney. Policia tha se vajza po luftonte për jetën, ndërsa tre burra të ulur jashtë të moshës 26, 37 dhe 42 ishin në një gjendje të qëndrueshme.

"Njëri prej tyre ka të bëjë me lëndime potencialisht kërcënuese për jetën. E di që njerëzit vendas do të jenë shumë të shqetësuar për këtë episod. Ne ndajmë shqetësimin e tyre dhe ka nisur një hetim urgjent për identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, shtoi inspektori i policisë. ndërsa motoçikleta e përdorur në sulm u vodh dhe më pas u gjet aty pranë.

londer te shtena me arme

Sondazh

Poll