Bota

VIDEO/ Vullkani në Islandë vazhdon të nxjerrë llavë për të dytën ditë radhazi

Gjithashtu aktiviteti vullkanik u qetësua vonë dje dhe mbeti i qëndrueshëm gjatë natës, tha në një deklaratë agjencia e mbrojtjes civile.

30 Maj 2024, 15:49 Nga E. D
VIDEO/ Vullkani në Islandë vazhdon të nxjerrë llavë
foto ilustruese

ISLANDË- Një vullkan në gadishullin në Islandë vazhdoi të nxjerrë llavë dhe të lëshojë tym për të dytën ditë sot. Por siç raportohet erërat pritet të largojnë gazrat helmues nga kryeqyteti Reykjavik. Shpërthimi, i pesti me radhë që nga dhjetori, ishte më i forti në rajon që kur sistemet vullkanike në gadishullin Reykjanes u aktivizuan tre vjet më parë, duke qëndruar në gjumë për tetë shekuj, sipas Shërbimit Meteorologjik të Islandës.

Në qytetin e Grindavik, ku vetëm disa banorë u kthyen pasi disa shtëpi u shkatërruan nga llava në fillim të këtij viti, u lëshua sërish një urdhër evakuimi pasi ndodhet afër burimeve të nxehta në natyrë të Liqenit Blu, një atraksion kyç turistik. Gjithashtu aktiviteti vullkanik u qetësua vonë dje dhe mbeti i qëndrueshëm gjatë natës, tha në një deklaratë agjencia e mbrojtjes civile. Bëhet me dije se nuk pati raportime për të lënduar.

“Sot priten erëra dhe ndotja e gazit mund të përhapet më pas në drejtim të lindjes mbi Islandën jugore,” tha shërbimi.

Sensorët treguan se cilësia e ajrit mbeti “shumë e mirë” brenda dhe përreth kryeqytetit, ndërsa një stacion më afër vendit të shpërthimit tregoi se nuk ishte i përshtatshëm për grupet vulnerabël. Një lumë llave rridhte dje në rrugën kryesore për në Grindavik, ndërsa imazhet në mediat lokale sot treguan se ishte pjesërisht i mbuluar nga shkëmbi i zi vullkanik. Aeroporti Keflavik funksiononte normalisht.

islande vullkan

Sondazh

Poll