Bota

Shkarkohet nga detyra nënkryetarja e Zveçanit, kryetari Peci: U bëri presion 3 zyrtarëve serbë, më pas ata dhanë dorëheqjen

Lajmi për ta është konfirmuar edhe nga kryetari Peci, i cili ka thënë se nënkryetarja ka kaluar disa herë kompetencat në punë.

30 Maj 2024, 15:30 Nga N.F
Shkarkohet nga detyra nënkryetarja e Zveçanit, kryetari Peci: U
Zveçan

KOSOVË- Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka shkarkuar nënkryetaren Natasha Tomaniq. Sipas mediave në Kosovë vendimi është marrë sot në Kuvendin Komunal, ku 17 vota kanë qenë për shkarkimin e saj dhe asnjë votim kundër ose abstenim.

Lajmi për ta është konfirmuar edhe nga kryetari Peci, i cili ka thënë se nënkryetarja ka kaluar disa herë kompetencat në punë. Sipas tij, ajo ka bërë presion ndaj zyrtarëve serbë në komunën e Zveçanit, ku si pasojë, tre zyrtarë kanë dhënë dorëheqje. Si arsye e fundit, është dhënë edhe një marrëveshje e nënkryetares me një kompani italiane për një objekt që raportohet të jetë në pronësi të Komunës së Zveçanit.

kosove nenkryetare ne zvecan shkarkim

Sondazh

Poll