Politike

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje! Shqipëria është kthyer në shtet të vogël me shaka të mëdha

Ai më tej shton se sot Shqipëria është kthyer në një shtet të vogël me shaka të mëdha.

30 Maj 2024, 11:34 Nga B.Z
Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua
Agron Gjekmarkaj

TIRANË - Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në kuvend ku po diskutohej projekt-rezoluta për krimet e komunizmit, u shpreh se në këtë vend kurrë nuk u kërkua falje për krimet e komunizmit. Gjekmarkaj u shpreh se ajo periudhë e errët diktature nuk duhet harruar. Ai më tej shton se sot Shqipëria është kthyer në një shtet të vogël me shaka të mëdha.

GjekmarkajTë mos harrojmë periudhën e monizmit, më e keqja në historinë e Shqipërisë. Të mos harrojmë periudhën e errët të diktaturës. Gjatë asaj periudhe, kishte shumë heronj, që rezistuan ndaj një regjimi të përbindshëm. Në këtë periudhë dolën individë, që luftuan atë regjim. Shumë shkrimtarë, priftërinj u burgosën ose u vranë nga regjimi. Ata janë sot heronjtë e lirisë. Nuk u kërkua as falje për atë periudhë. Shqipëria është kthyer në shtet të vogël me shaka të mëdha. Dekomunizmi duhet të ishte proces njësoj si defashizmi dhe denazizmi.

 

agron gjekmarkaj kuvend

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2024, 10:18 M.B

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi TIRANA- Ka nisur seanca plenare e radhës në Kuvend ku pritet të ketë debate mes opozitës dhe mazhorancës në...