Aktualitet

"Vendet e tjera kishin refuzuar ta arrestonin", ishte kundër luftës në Ukrainë, kritiku i Kremlinit i prangosur në Tiranë, gjykata vendos sot për masën ndaj tij

Bobovnikov, me profesion neurokirurg, erdhi në Shqipëri me miqtë e tij gjermanë të hënën me charter, pasi kishte festuar ditëlindjen me ta në vendin europian.

30 Maj 2024, 12:32 Nga M.B
"Vendet e tjera kishin refuzuar ta arrestonin", ishte kundër
Aleksandër Bobovnikov

TIRANA- 57-vjeçari rus Aleksandër Bobovnikov ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare teksa u arrestua në Rinas pasi ishte shpallur në kërkim nga Moska për veprën penale të mashtrimit. Këtë të enjte në orën 12:00 zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Bobovnikov, me profesion neurokirurg, erdhi në Shqipëri me miqtë e tij gjermanë të hënën me charter, pasi kishte festuar ditëlindjen me ta në vendin europian.

Mësohet arsyeja se përse 57-vjeçari ishte shpallur në kërkim, është pasi është shprehur kundër luftës në Ukrainë. Ai më herët ai është ndaluar në Firence, por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij. 57-vjeçari disponon edhe pasaportë izraelite teksa bëhet me dije se vendet e Bashkimit Europian e kanë refuzuar arrestimin e tij.

aleksandër bobovnikov

Sondazh

Poll