Aktualitet

U arrestuan sot/ Zbardhen dëshmitë e gazetarit dhe punonjëses së AMP-së: Isha i punësuar, paguhesha 600 euro

Ndërkohë, zyrtarja e AMP, Regina Omeri, ka deklaruar se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim.

30 Maj 2024, 12:35 Nga I.A
U arrestuan sot/ Zbardhen dëshmitë e gazetarit dhe punonjëses
Rexhina Omeri dhe Kushtrim Selimi

TIRANË- Dëshmitë e 2 të arrestuarve sot, gazetarit dhe punonjëses së AMP-së Durrës Rexhina Omeri janë bërë publike. Mësohet se gazetari ka deklaruar se publikimin e lajmeve e bënte pasi ishte i punësuar në portal e ngritur nga Shefi i Sektorit të AMP Durrës. Ndërkohë që ai paguhej 600 euro në muaj.

Ndërkohë, zyrtarja e AMP, Regina Omeri, ka deklaruar se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim. Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përfitim monetar, por se ishte në një lidhje intime me Selimin. Ajo ka shtuar se Selimi lajmet i publikonte sepse kishte inate me drejtuesit e policisë dhe AMP.

rexhina omeri kushtrim selimi

Sondazh

Poll