Aktualitet

VIDEO/ E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Ende nuk dihet shkaku, të cilët gazetarët janë nxjerrë nga salla e Kuvendit dhe nuk janë lejuar që të bëjnë punën e tyre. 

30 Maj 2024, 11:37 Nga I.A
VIDEO/ E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët
Gazetaret

TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvend, ku gazetarët janë urdhëruar që të dalin nga salla. Ende nuk dihet shkaku, të cilët gazetarët janë nxjerrë nga salla e Kuvendit dhe nuk janë lejuar që të bëjnë punën e tyre. 

 

Osman Stafa: Ore ganster, mos më thuaj mua mos bërtit more!

Isa Myzyraj: Të kesh turp! A nuk kam të drejtë? Duam shefin e Gardës këtu!

Osman Stafa: Turp të kësh! Bën gansterin. Legen!

Por në videon e mësipërme shihet se si punonjësit e gardës, kanë nxjerr jashtë gazetarët, pa të drejtë. Ndërkohë që ky veprim ka sjell indinjim te gazetarët, duke kërkuar që garda t’i trajtojë me respektin e duhur. Ndërkohë që një moment, gazetarët e quajn gardistin 'Gangster'.

seance plenare 30 maj 2024

Sondazh

Poll