VIDEO/ E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster
Gazetaret TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvend, ku gazetarët janë...
Mësohet se E.J 20 vjeçe dhe F. Sh 34 vjeç kanë shitur pa autorizim duke falsifikuar të dhënat karta SIM të cilat përdoreshin nga persona me precedentë kriminal.
SHKODËR- Procedohen në gjendje të lirë dy persona në Shkodër. Mësohet se E.J 20 vjeçe dhe F. Sh 34 vjeç kanë shitur pa autorizim duke falsifikuar të dhënat karta SIM të cilat përdoreshin nga persona me precedentë kriminal.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Bëhet me dije se kartat SIM përdoreshin për të komunikuar për veprimtari kriminale kryesisht në fushën e prodhimit të minave me telekomandë dhe për kultivimin e bimëve narkotike.
Si pasojë janë sekuestruar 79 formularë të kartave SIM me të dhëna të falsifikuara.
Njoftimi i Policisë:
Shisnin pa autorizim dhe duke falsifikuar të dhënat, karta SIM, të cilat dyshohet se përdoreshin nga shtetas me precedent kriminal, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas.
Sekuestrohen 79 formularë të kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të kryejnë këto veprimtari, kanë goditur në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, një rast të shitjes së kartave SIM, në mënyrë të kundërligjshme, që dyshohet se përdoren për qëllime kriminale.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. J., 20 vjeçe dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në Shkodër.
Këta 2 shtetas iu kanë shitur pa autorizim, shtetasve të ndryshëm, karta SIM, të cilat dyshohet se janë përdorur më pas nga shtetas me precedent kriminal, për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 79 formularë për shitjen e kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.
Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Gazetaret TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvend, ku gazetarët janë...
pamje nga ngjarja TIRANË- Arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e Korçës, në Tiranë. M&eu...
Rexhina Omeri dhe Kushtrim Selimi TIRANË- Shefi i Sektorit në AMP Durrës, Kushtrim Selimi, përmes portalit që kishte hapur me zyrt...
foto ilustruese DURRËS- Gjykata e Durrësit cakton masën arrest me burg për tre persona pasi në spitalin e Durrësit kan&e...
Sokol Mëngjesi TIRANË - Doriaj Aliaj nga autorët që mori pjesë në dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshm...
Sokol Mëngjesi TIRANË- Tre autorët të cilët ushtruan dhunë ditën e djeshme ndaj avokatit Sokol Mëngjesi jan&eu...
foto ilustruese ELBASAN- Policia rrugore e Elbasanit ka nxjerrë bilancin e muajit maj. Sipas bilancit mësohet se 18 shoferë janë a...
Saimir Vishaj TIRANA- Kreu i Avokatëve Penalist, Saimir Vishaj dha një deklaratë për mediat pranë ambienteve të SPAK, li...
Sokol Mëngjesi dhe Dorian Alia TIRANA- Lidhur me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditë djeshme ka dalë dhe nj&e...
Sokol Mëngjesi TIRANË - Dritan Nano, një prej autorëve të dyshuar të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ka mohuar t&eum...