Politike

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet e drejtësisë

Nga foltorja e kuvendit Sula deklaroi se njëherë duhet të raportojnë institucionet e drejtësisë për raportet e vitit 2023, më pas ky pr.vendim të futet në rend dite në një seancë tjetër.  

30 Maj 2024, 10:56 Nga B.Z
Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të
Dash Sula

TIRANË - Deputeti demokrat, Dash Sula ka kërkuar në senacën e sotme plenare nga Kuvendi që të heqin nga rendi i ditës pr.vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Nga foltorja e kuvendit Sula deklaroi se njëherë duhet të raportojnë institucionet e drejtësisë për raportet e vitit 2023, më pas ky pr.vendim të futet në rend dite në një seancë tjetër.  

"Do ju kërkoja që në seancën e sotme në rendin e ditës ku kemi edhe pr.vendimin për komisionin Antikorrupsion, arsyeja përse kërkoj të tërhiqet ka të bëjë më me raportimin e institucioneve të pavarura, sidomos të sistemit të drejtësisë, të cilat kanë raportuar në komisionin e Ligjeve dhe një ndër pikat e diskutimit dhe debatit që kishin veçanërisht Dumani, ku tha që në përmbushje të detyrave të lënë nga rekomandimet e 2023, e kishim të pamundur t’i plotësonim për shkak të mungesës efektive të kohës. Mendoj dhe gjykoj që këto institucione të raportojnë, të kishim debate këtu dhe pastaj ky komision që ju e keni me kaq zemër, nuk besoj se prish punë edhe 2 javë që nuk u luftua korrupsioni", tha Sula. 

 

dash sula kuvend

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2024, 10:18 M.B

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi TIRANA- Ka nisur seanca plenare e radhës në Kuvend ku pritet të ketë debate mes opozitës dhe mazhorancës në...