30 Maj 2024, 11:41
Nga S.B
pamje nga ngjarja
TIRANË- Arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e Korçës, në Tiranë. Mësohet se Kreshnik Aliaj është dënuar nga Gjykata e Korçës me burg për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Bëhet me dije se Aliaj ka kërcënuar me jetë një 37-vjeçar nëse ky i fundit nuk i jepte një shumë parash. Me rastin do të merret Prokuroria Korçë.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të DVP Tiranë, kapet në qytetin e Tiranës dhe vihet në pranga një 39-vjeçar i akuzuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
Kreshnik Aliaj, 39 vjeç, banues në Korçë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi dyshohet se nëpërmjet komunikimeve në rrjete sociale, ka kanosur për jetën, një shtetas 37 vjeç, nëse ai nuk do t’i jepte një shumë parash.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
tirane korce
Aktualitet
30 Maj 2024, 11:28
I.A
Rexhina Omeri dhe Kushtrim Selimi
TIRANË- Shefi i Sektorit në AMP Durrës, Kushtrim Selimi, përmes portalit që kishte hapur me zyrt...
Aktualitet
30 Maj 2024, 11:31
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Gjykata e Durrësit cakton masën arrest me burg për tre persona pasi në spitalin e Durrësit kan&e...
Aktualitet
30 Maj 2024, 11:13
B.Z
Sokol Mëngjesi
TIRANË - Doriaj Aliaj nga autorët që mori pjesë në dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshm...
Aktualitet
30 Maj 2024, 10:50
S.B
Sokol Mëngjesi
TIRANË- Tre autorët të cilët ushtruan dhunë ditën e djeshme ndaj avokatit Sokol Mëngjesi jan&eu...
Aktualitet
30 Maj 2024, 10:21
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Policia rrugore e Elbasanit ka nxjerrë bilancin e muajit maj. Sipas bilancit mësohet se 18 shoferë janë a...
Aktualitet
30 Maj 2024, 10:22
M.B
Saimir Vishaj
TIRANA- Kreu i Avokatëve Penalist, Saimir Vishaj dha një deklaratë për mediat pranë ambienteve të SPAK, li...
Aktualitet
30 Maj 2024, 09:49
M.B
Sokol Mëngjesi dhe Dorian Alia
TIRANA- Lidhur me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditë djeshme ka dalë dhe nj&e...
Aktualitet
30 Maj 2024, 09:57
B.Z
Sokol Mëngjesi
TIRANË - Dritan Nano, një prej autorëve të dyshuar të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ka mohuar t&eum...
Aktualitet
30 Maj 2024, 09:32
M.B
Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri
TIRANA- Dy persona janë arrestuar mes tyre një gazetar dhe punonjësja e Agjencisë së...
Aktualitet
30 Maj 2024, 09:14
B.Z
Sokol Mëngjesi
TIRANË - Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua paraditen e ditës së djeshme në ambjentet e një kopshti ...