Aktualitet

Nga shpejtësia tej normave tek drejtimi mjetit në gjendje të dehur, arrestohen 18 shoferë brenda një muaji në Elbasan

Gjithsej janë vendosur 8815 masa administrative gjatë një muaji, kryesisht për shpejtësi mbi normat, mosvendosje e rripit të sigurimit, parakalime të gabuara, drejtimi mjetit në gjendje të dehur, përdorimi telefonit dhe shkelje të tjera të qarkullimit rrugor.

30 Maj 2024, 10:21 Nga S.B
Nga shpejtësia tej normave tek drejtimi mjetit në gjendje të
foto ilustruese

ELBASAN- Policia rrugore e Elbasanit ka nxjerrë bilancin e muajit maj. Sipas bilancit mësohet se 18 shoferë janë arrestuar në flagrancë dhe 9 të tjerë janë proceduar penalisht për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithsej janë vendosur 8815 masa administrative gjatë një muaji, kryesisht për shpejtësi mbi normat, mosvendosje e rripit të sigurimit, parakalime të gabuara, drejtimi mjetit në gjendje të dehur, përdorimi telefonit dhe shkelje të tjera të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme ????????/????, në të gjitha akset rrugore të qarkut ????️, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore ????.

Kontrollet intensive dhe monitorimi i vazhdueshëm në të gjitha akset e qarkut, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës ????,???? rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse, si edhe ???? intensifikimin e masave kundër çdo shkeljeje ❌.

Si rezultat, gjatë muajit maj ✅ janë arrestuar në flagrancë 18 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente gjatë këtij muaji ✅ janë vendosur 8815 masa administrative, të ndara konkretisht:

✔4521 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
✔156 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
✔38 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
✔1350 për parakalime të gabuara;
✔320 për parkime të gabuara;
✔1142 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.  

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia e Rrugore e DVP Elbasan apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

elbasan policia rrugore bilanci maj

Sondazh

Poll