Aktualitet

"U prek shteti", dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Kreu i Avokatëve Penalist: Të gjithë duhet të ngrihen në këmbë, organet mbajnë sytë tek qielli

Ai shtoi se kemi një heshtje të organeve dhe se mbase mbajnë sytë tek qielli. 

30 Maj 2024, 10:22 Nga M.B
"U prek shteti", dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Kreu i
Saimir Vishaj

TIRANA- Kreu i Avokatëve Penalist, Saimir Vishaj dha një deklaratë për mediat pranë ambienteve të SPAK, lidhur me dhunën e ushtruar ditën e djeshme ndaj avokatit Sokol Mëngjesit. Vishaj tha se është goditur shteti, ndërsa vlerësoi Mëngjesin si një prej avokatëve më të mirë që ka sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Ai shtoi se kemi një heshtje të organeve dhe se mbase mbajnë sytë tek qielli. 

"Kur preket një avokat preket shteti. Ashtu sikurse kur preket një punonjës policie të gjithë duhet të ngrihen në këmbë, për një shërbim si avokatia. Pa avokati nuk ka drejtësi. Është një mision aq i bukur dhe i vështirë. Kemi një heshtje të organeve mbase mbajnë sytë tek qielli. U them pjesëtarëve të institucioneve shtetërore të luten bashkë me ne që shoku jonë të dalë nga koma. Kanë dashur të vrasin një nga avokatët më të mirë që ka pasur sistemi i drejtësisë", tha Vishaj.

sokol mengjesi

Sondazh

Poll