Aktualitet

EMRAT/ Ndryshonin dhe krijonin të dhëna të rreme duke denigruar figurat e titullarëve të institucioneve, arrestohen punonjësja e AMP-së dhe një gazetar

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

30 Maj 2024, 09:32 Nga M.B
 
EMRAT/ Ndryshonin dhe krijonin të dhëna të rreme duke denigruar
Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri

TIRANA- Dy persona janë arrestuar mes tyre një gazetar dhe punonjësja e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës, 34-vjeçarja Regina Omeri. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim dhe me 39-vjeçarin Kushtrim Selimi, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre.

Qëllimi ishte paraqitja dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti. Lidhur me këtë rast, 39-vjeçari Selimi është shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

DVP Tiranë Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Antonimet" Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: R. O., 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës; E. H., 35 vjeç, me profesion gazetar.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. S., 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia tirane regina omeri kushtrim selimi

Sondazh

Poll