Politike

Nis seanca plenare në Kuvend

Pr.vendimi për ngritjen e Komisionit është futur në rendin e ditës, por opozita është skeptike sa i takon kësaj pike.

30 Maj 2024, 10:18 Nga M.B
Nis seanca plenare në Kuvend
Kuvendi

TIRANA- Ka nisur seanca plenare e radhës në Kuvend ku pritet të ketë debate mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me pr.vendimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Pr.vendimi për ngritjen e Komisionit është futur në rendin e ditës, por opozita është skeptike sa i takon kësaj pike.

Partia Demokratike deklaroi dje se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, pasi nuk dinë objektin dhe se sipas tyre është thjesht një propagandë e kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e vulës nuk ka mbajtur një qëndrim nëse do ta votojë apo jo, duke thënë se fillimisht kryeministri Rama do duhet të japë qëllimin e vërtetë të këtij komisioni.

Komisioni i Posaçëm antikorrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor dhe sipas projektvendimit të publikuar një ditë para votimit në seancë plenare, anëtarët do të jenë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian si dhe kryetari i këtij Komisioni.

seance plenare 30 maj 2024

Sondazh

Poll