Politike

VIDEO/ Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Gazment Bardhi largohet nga salla e Kuvendit, çfarë ndodhi?

Nuk dihet nëse largimi i Bardhit ishte momental apo si një "protestë" ndaj pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

30 Maj 2024, 10:28 Nga M.B
VIDEO/ Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm
Gazment Bardhi

TIRANA- Teksa seanca e sotme plenare ka nisur mes debateve lidhur me pr. vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është përballur me zërat kundërshtues të deputetëve të opozitës. Deputetja Ina Zhupa mori fjalën në foltore dhe iu referua të drejtave të gazetarëve si dhe pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. 

Gjatë kësaj kohe në transmetim u pa dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili doli nga salla e Kuvendit. Nuk dihet nëse largimi i Bardhit ishte momental apo si një "protestë" ndaj pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Partia Demokratike deklaroi dje se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, pasi nuk dinë objektin dhe se sipas tyre është thjesht një propagandë e kryeministrit Edi Rama.

"Nuk kanë vullnet, por duan ta përdorin për propagandë. Pjesë e propagandës së Ramës nuk bëhemi", tha kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dje.

 

seance plenare 30 maj 2024

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2024, 10:18 M.B

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi TIRANA- Ka nisur seanca plenare e radhës në Kuvend ku pritet të ketë debate mes opozitës dhe mazhorancës në...