Politike

PS nuk tërhiqet nga votimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, mbledhja e Konferecës së Kryetarëve, çfarë u diskutua?

Nga ana tjetër bëhet me dije se mbledhja e Konferencës se Kryetarëve u bë për te caktuar 2 orë debat për raportin vjetor të veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2023.

30 Maj 2024, 10:09 Nga M.B
PS nuk tërhiqet nga votimi për ngritjen e Komisionit të
Konferenca e Kryetarëve

TIRANA- Teksa pritet të nisë seanca plenare e ditës së sotme, para saj u mblodh Konferenca e Kryetarëve. Nga kjo mbledhje mësohet se Partia Socialiste nuk ka pranuar që të tërheqë nga rendi i ditës pikën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Partia Demokratike deklaroi dje se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, pasi nuk dinë objektin dhe se sipas tyre është thjesht një propagandë e kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër bëhet me dije se mbledhja e Konferencës se Kryetarëve u bë për te caktuar 2 orë debat për raportin vjetor të veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2023.

konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll