Politike

"Paketa e Motivimit për Administratën"/ Ministrja Pirdeni: Përfshin fleksibilitetin e orarit të punës sipas nevojave që kanë punonjësit

Sipas ministres pagat do të rriten brenda vitit 2024 për nënpunësit e nivelit specialist, për punonjësit e njësive të Vetëqeverisjes Vendore, ushtarakët, punonjësit e policisë dhe të arsimit.

29 Maj 2024, 22:21 Nga r.ll
"Paketa e Motivimit për Administratën"/ Ministrja Pirdeni:
adea pirdeni

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka prezantuar sot “Paketën e Motivimit për Administratën”. 

Kjo paketë përfshin rritjen e pagave për vitin 2024, fleksibilitetin e orarit në punë, vlerësimin e performances së punonjësve si dhe një seri masash mbështetëse për mbarëvajtjen e punës në Administratë dhe trajtimin e punonjësve.

Ajo u shpreh se një pjesë thelbësore e këtij transformimi është “Paketa e Motivimit për Administratën Publike” që përfshin fleksibilitet të orarit të punës sipas nevojave që kanë punonjësit e administratës dhe përmirësim të kushteve të punës.

“ Kemi diskutuar me të gjithë ata që e jetojnë përditshmërinë e punës në administratë për të sjellë ato ndryshime jo domosdoshmërisht sikurse e mendojmë ne, po ashtu siç vetë punonjësit dhe qytetarë si marrës të shërbimit kanë nevojë që të ndryshojë. E para ndër kërkesat tuaja ka qenë garantimi i fleksibilitetit të orarit. Ndaj dëshiroj të ndaj me ju lajmin e mirë që brenda këtij viti do t’u mundësojë punonjësve të alternojnë dhe përzgjedhin nisjen e orarit ditor të punës, sipas agjendës që dikton dhe jeta familjare, dhe shoqërimi i fëmijëve në çerdhe, kopështe dhe shkolla. Teksa të gjithë duhet të jemi në punë brenda një fashe orare të përcaktuar 09.00 me 15:30, kolegët mund të përzgjedhin që ta nisin ditën e tyre më herët dhe ta përfundojnë më herët dhe e anasjellta, praktikë kjo tashmë e aplikuar në disa vende të Evropës, dhe që natyrisht i përjashton ato njësi që kanë kontaktin e drejtpëdrejtë me qytetarin. E dyta në listë, ishte një kërkesë e përsëritur për të hequr kufizimin ligjor që buron nga Kodi i Punës, për marrjen e lejes vjetore në jo më pak se një javë kalendarike, Ju e kërkuat masivisisht, si një ndër prioritetet kryesore, dhe ne po përgjigjemi për heqjen e këtij kufizimi, duke çliruar kështu mundësinë që kushdo të planifikojë pushimet që i takojnë ligjërisht në segmente kohore më të shkurtura se një jave,” tha ministrja Pirdeni.

Sipas ministres pagat do të rriten brenda vitit 2024 për nënpunësit e nivelit specialist, për punonjësit e njësive të Vetëqeverisjes Vendore, ushtarakët, punonjësit e policisë dhe të arsimit. Të pranishëm në prezantimin e paketës ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato.

adea pirdeni

Sondazh

Poll