Sport

Mbappé bën njoftimin e bujshëm: “Klubi im i ri do të zyrtarizohet brenda pak ditësh”

Kontrata e ish-lojtarit të Monacos, në fakt është drejt skadimit dhe lojtari do të largohet nga Parisi si transferim i lirë.

30 Maj 2024, 09:30 Nga DOSJA

Mbappé bën njoftimin e bujshëm: “Klubi im i ri do të

FRANCE - Është një sekret i hapur: Kylian Mbappé së shpejti do të jetë një lojtar i ri i Real Madridit.

Ditët e fundit fenomeni francez njoftoi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale (të cilën do e botojmë sërish më poshtë), lamtumirën e tij me Paris Saint-Germain.

Kontrata e ish-lojtarit të Monacos, në fakt është drejt skadimit dhe lojtari do të largohet nga Parisi si transferim i lirë.

Gjithashtu nuk është mister që klubi i tij i ardhshëm do të jetë Real Madrid. Por kur do të zyrtarizohet nga Casa Blanca? Vetë Mbappé u përgjigj: 

"Klubi im i ardhshëm do të zyrtarizohet së shpejti, është çështje ditësh. Jam shumë i emocionuar, jam i lumtur. Duhet të presim vetëm disa ditë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll