Sport

E papritur, listës së kombëtares i shtohet një tjetër sulmues në grumbullimin e parë!

Sulmuesi 22-vjeçar këtë sezon u aktivizua 34 ndeshje me fanellën e Skënderbeut në kampionat, ku shënoi 7 gola si dhe regjistroi 2 asite.

29 Maj 2024, 21:47 Nga DOSJA
E papritur, listës së kombëtares i shtohet një tjetër

TIRANE - Kombëtarja shqiptare u grumbullua sot në “Shtëpinë e Futbollit”, për të kryer seancën e parë stërvitore. Edhe pse nuk kanë mbërritur ende të gjithë lojtarët e ftuar nga Silvinjo, trajneri brazilian, nuk humbi kohë, për të nisur me përgatitjet.  

Në këtë seancë të parë u vu re edhe grumbullimi i sulmuesit të Skënderbeut, Ardit Nikaj, i cili është pjesë edhe e Kombëtares Shpresa.  

Shkodrani është grumbulluar nga Silvinjo, deri në momentin e kompletimit të grupit, teksa më pas do të bashkohet sërish me kuqezinjtë e Alban Bushit. Gjithsesi mbetet një eksperiencë unike kjo për Nikajn, i cili pati fati të stërvitet me yjet e Kombëtares, të cilët prej datës 14 qershor do të jenë pjesë e Europianit.

Sulmuesi 22-vjeçar këtë sezon u aktivizua 34 ndeshje me fanellën e Skënderbeut në kampionat, ku shënoi 7 gola si dhe regjistroi 2 asite. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Maj 2024, 18:46

De Jong tashmë e njeh trajnerin Flick…

SPANJE - Mesfushori De Jong tashmë e njeh Hansi Flick. Holandezi dhe trajneri gjerman u takuan në Ciudad Deportiva, kur trajneri i ri i...