Sport

Kompany flet si trajneri i Bayernit: “Eshtë një nder i madh për mua…”

Dua që skuadra ime të zotëroj topin, të jetë me shumë fantazi dhe gjithashtu dua që ekipi të tregohet i guximshëm dhe agresivë në fushë. Mezi pres të punoj nga afër me lojtarët dhe të formoj skuadrën.

29 Maj 2024, 21:50 Nga DOSJA
Kompany flet si trajneri i Bayernit: “Eshtë një nder i madh

GJERMANI - Bayern Munich zyrtarizoi trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm me bavarezët që i besuan Vincent Kompany. Belgu, firmosi me rekordmenët gjermanë një kontratë trevjeçare teksa në fjalët e tij të para si trajner i Bayern Munich, Kompany u shpreh se do t’i qëndrojë besnik pikëpamjes së tij për futbollin.

“Mezi pres që të nis këtë sfidë të madhe si trajner i Bayern Munich. Për mua është një nder i madh që të punoj për këtë klub, Bayern është një institucion në futbollin ndërkombëtar. Si trajner më duhet që të mbroj me fanatizëm pikëpamjen time mbi futbollin.

Dua që skuadra ime të zotëroj topin, të jetë me shumë fantazi dhe gjithashtu dua që ekipi të tregohet i guximshëm dhe agresivë në fushë. Mezi pres të punoj nga afër me lojtarët dhe të formoj skuadrën. Kër të plotësohen të gjitha hallkat atëherë mund të jemi të suksesshëm”, u shpreh Kompany.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Maj 2024, 18:46

De Jong tashmë e njeh trajnerin Flick…

SPANJE - Mesfushori De Jong tashmë e njeh Hansi Flick. Holandezi dhe trajneri gjerman u takuan në Ciudad Deportiva, kur trajneri i ri i...