Sport

BEFASUESE! Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e “Topit të Artë” deri në 2038

Inteligjenca Artificiale ka parashikuar 15 fituesit e ardhshëm të “Topit të Artë” dhe ka nxjerrë rezultatet paksa të çuditshme.

30 Maj 2024, 07:30 Nga DOSJA
BEFASUESE! Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e “Topit të

FRANCE - “Topi i Artë” është deri tani çmimi individual më prestigjioz në futbollin ndërkombëtar, ku mbi 100 gazetarë nga e gjithë bota, që votojnë për lojtarin më të mire çdo vit. Votimi merr parasysh performancën individuale në fushë të shoqëruar me arritjet e përgjithshme të ekipit.

“Topi i Artë” i fundit iu dha Lionel Messit, që aktulisht aktivizohet te Inter Miamit në vitin 2023, që ishte një vendim mjaft i diskutueshëm, për shkak të vendimit të ‘Pleshtit’ për t’u transferuar në MLS pas një sezoni zhgënjyes te PSG.

Në vitet e mëparshme, “Topi i Artë” ishte në thelb një garë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për të parë se kush e kishte sezonin më të mirë, por me dyshen që tani duket jashtë garës, është një fushë loje shumë më e barabartë.

Gara për çmimin e “Topit të Artë” 2024 aktualisht po udhëhiqet nga Vinicius Junior dhe Jude Bellingham sipas gjasave të fundit, por çmimi ka të ngjarë të diktohet kryesisht nga rezultatet në “Euro 2024” dhe “Copa America” të kësaj vere.

Pavarësisht se edhe fituesi i këtij viti është kaq i vështirë për t’u parashikuar, AI (inteligjenca artificiale) ka bërë çmos për të parashikuar pesëmbëdhjetë fituesit e ardhshëm deri në vitin 2038.

Ja fituesit që ka parashikuar Inteligjenca Artificiale deri në vitin 2038:

2024 - Jude Bellingham

2025 - Kylian Mbappe

2026 - Lionel Messi

2027 - Phil Foden

2028 - Gavi

2029 - Erling Haaland

2030 - Vinicius Jr

2031 - Evan Ferguson

2032 - Florian Wirtz

2033 - Jamal Musiala

2034 - Kylian Mbappe

2035 -Evan Ferguson

2036 - Lamine Yamal

2037 - Lamine Yamal

2038 - Arda Guler

Një nga zgjedhjet më tronditëse nga AI është fakti që një 38-vjeçar si Leo Messi do të marrë në dorë trofeun e “Topit të Artë” 2026, i cili do të ishte i nënti për yllin e Inter Miamit. Megjithatë, në favor të AI do të jetë viti kur skuadra e tij e Argjentinës do të përpiqet të ruajë trofeun e Kupës së Botës dhe atë të Amerikën së Veriut. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Maj 2024, 18:46

De Jong tashmë e njeh trajnerin Flick…

SPANJE - Mesfushori De Jong tashmë e njeh Hansi Flick. Holandezi dhe trajneri gjerman u takuan në Ciudad Deportiva, kur trajneri i ri i...