Sport

Olympiacosi është “Zot shtëpie”, futet në histori duke fituar Conference League!

Në finalen e Conference League që u zhvilluar në Athinë mes Olympiacosit dhe Fiorentinës janë grekët që triumfojnë pas 120 minutash, falë golit në të 116-n minutë.

29 Maj 2024, 23:34 Nga DOSJA
Olympiacosi është “Zot shtëpie”, futet në

GREQI – Olympiacosi për herë të pare në historinë e tij arrin të fitojë një trofe europian dhe e bën këtë gjë në shtëpinë e tij, pikërisht në Athinë, në finale e madhe të Conference League, përballë Fiorentinës.

Pas 45 minutave shumë të luftuara dhe me disa raste nga të dyja skuadrat, asnjëra nuk mundi të dërgojë topin në rrjetë duke mbyllur pjesën e parë në barazimin e bardhë 0-0.

Edhe në pjesën e dytë secila prej skuadrave bëri maksimumin për të ngritur këtë trofe shumë të rendësishëm për ta, grekët për herë të parë në histori, nëse do ta fitojnë dhe Fiorentina, pas më tepër se 60 vitesh, pasi trofeun e vetëm që ka ngritur ka qenë Kupa e Kupave.

Por pa sukses deri në vërshëllimin e 90 minutëshit duke e çuar këtë finale në kohën shtesë për të shpëtuar llotarinë e penalltive. Ndërkohë edhe shtesa e parë u mbyll në barazim duke dhënë përshtypjen se të dyja skuadrat po bënin një pakt të heshtur për të shkuar tek penalltitë, por nuk ndodhi kështu.

Në minutën e 116-të El Kaabi zhbllokon takimin duke shënuar golin e vetëm të 120 minutave dhe duke i dhënë trofeun e parë europian Olympiacosit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Maj 2024, 18:46

De Jong tashmë e njeh trajnerin Flick…

SPANJE - Mesfushori De Jong tashmë e njeh Hansi Flick. Holandezi dhe trajneri gjerman u takuan në Ciudad Deportiva, kur trajneri i ri i...