Sport

De Jong tashmë e njeh trajnerin Flick…

Trajneri gjerman është takuar me holandezin në ambientet e Barçës

29 Maj 2024, 18:46 Nga DOSJA
De Jong tashmë e njeh trajnerin Flick…

SPANJE - Mesfushori De Jong tashmë e njeh Hansi Flick. Holandezi dhe trajneri gjerman u takuan në Ciudad Deportiva, kur trajneri i ri ishte duke vizituar ambientet e Barçës.

De Jong, i veshur me fanelën e tij të stërvitjes, dhe Flick biseduan për disa minuta. Trajneri i ri i Barcelonës është shprehur i interesuar për rikuperimin e mesfushorit.

Holandezi u dëmtua më 21 prill gjatë El Clasico në ‘Santiago Bernabeu’ dhe nuk është kthyer më. Megjithatë, mesfushori po punon kundër kohës për të mbërritur në gjendje të plotë për “Euro 2024”, e cila nis më 14 qershor.

Lojtari pësoi një ndrydhje në kyçin e djathtë, por ishte i vetëdijshëm që në fillim se nuk ishte një dëmtim i lehtë. Në fakt, ai u largua nga ‘Bernabeu’ me gjeste të dukshme dhimbjeje dhe duartrokitje nga tribuna. De Jong do të humbiste pjesën e mbetur të sezonit dhe do të mbërrinte vetëm për ndeshjen e kombëtares.

Për momentin, Ronald Koeman e ka përfshirë në listën e parë të skuadrës, të cilën e ka ofruar më 20 maj. Ai ka thirrur 30 futbollistë, por më 7 qershor do të duhet ta zvogëlojë listën në 26 lojtarë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll