Tërmeti/ Rama: Familjet që kanë viktima urgjent të hynë në banesa të reja, nxënësit dhe studentët që kanë humbur fam
Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar sefamiljet që kanë viktima duhet që urgjent të hynë në banesa të reja. Ai theksoi se edhe për nxënësit dhe studentët që kanë humbur familjarë do të ketë një bursë prej 15 mijë lekë në muaj. Po kështi ai premtoi për pesionistët e prekur se do të kenë pension të veçantë.
“ Tani për familjet e vitkimave. Ju lutem shumë një rezervë, mund të ketë edhe ndonjë lapsus për emrat, pra gjithëkush që hyn në këtë kategori duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë. Këto familje duhet të hynë në banesa të reja urgjent. Duhet të caktohet një person që do të bëhet kontakti me ta për t’u thënë se ku duan të rrinë. Kemi ndërkohë gati dhe duhet t;u bëhet arredimi 6 apartamente në Thumanë. Por duhet të shikojmë se cilat janë dëshirat e tyre. Këto familje janë të parët që duhet të japin ne diçka, por jetët e humbura nuk mund t’i kthejmë dot. Për ata që kanë humbur familjet do të jetë ndihmë financiare për të gjithë jetën, trajtim të veçantë për ta që humbën familjet.
Një nga të plagosurit Albert Cara është ende nuk di që i ka humbur të gjithë, ai duhet ta kalojë këtë se ka pësuar dëme në shtyllën kurizore dhe ndodhet në Itali. Ashtu edhe Lindita Cara, ajo i ka humbur të gjithë, për të dy ka një trajtim të veçantë. Për të gjithë pensionistët do të jepet pensioni i veçantë në Republikën e Shqipërisë. Familja Abazi do të marrë një milionë lekë të reja, për viktimat e humbur. Për nxënësit që kanë humbur familjarë do të marrim një bursë mujore prej 15 mijë lekësh të reja në muaj. Këtë bursë do ta përfundojnë edhe studentët. 1 milionë lekë për familjet e prekura, pë ato që kanë viktimat, shpenzim për varrimet”, u shpreh Rama.
50 viktima, 41 persona ende në spitale, 3 prej të cilëve po kurohen jashtë vendit. Ky është bilanci sipas kryeministrit Edi Rama pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama u shpreh se do miratohet ligji, 7-15 vite burg për ndërtuesit, arkitektët dhe supervizorët që bëjnë ndërtime në shkelje. Ai premtoi pension të veçantë për pensionistët e prekur, bursa 15 mijë lekë në muaj për studentët dhe nxënësit. Sipas një trajtim të veçantë financiar do të kenë edhe personat që humbën familjet në këtë tragjedi.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Basha në Shijak: Banorët kanë 4 ditë që flenë jashtë, banesat e tyre janë të dëmtuara
SHIJAK- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot qytetin e Shijakut, ku ka parë nga afër banesat e dëmtuara nga tërmeti i fundit. Basha në një ...
Rikthimi i nxënësve në shkolla, Besa Shahini jep “lajmin”: Ende se dimë kur rifillon mësimi, do rivlersohen godinat
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka “sqaruar” të gjithë qytetarët për datën e rikthimit të nxënësve dhe studentëve në shkolla. Me anë të një statu...
Basha në Kavajë, thirrje banorëve: Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara, autoritetet të vijnë të kryejnë inspekt
KAVAJË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot pranë banorëve në Kavajë, të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Krah tyre Basha u ka...
Basha urdhër strukturave të PD: S’duhet përdorur politikisht fatkeqësia e madhe! Të ndihmojmë njerëzit pa dallim partia
Tiranë- Ditën e sotme kreu i PD-sëLulzim Basha ka ndarë një udhëzim të prerë për të anëtarët e Partisë Demokratike, ku theksohet se duhet të mbajnë konktakte me...
VIDEO/ Rama humb kontrollin e duarve, s’përmbahet dridhja gjatë ceremonisë, kryeministri shtrëgon fort krahun për të fsh
Tiranë- Kryeministri Edi Rama në ceremoninë paraditen e sotme tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’ në Tiranë nuk është shfaqur në formë. Teksa ishte në krah të Metës në...
Tërmeti/ Xhaçka thirrje qytetarëve: Ju lutem mos bëni ekspertin vetë për banesat, drejtohuni te qeveria, ju çojmë në ve
Tiranë- Në një dalje për mediet ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve, që të mos bëhen ekspertë të banesave të tyre, por...
VIDEO/ “Ëngjëll që më dha fuqi”, Rama zbulon heroin e zemrës: Do ta gjej e do t’i puth ballin, shpirt i madh sa malet
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet një i moshuar nga Medvegja që tregon se sapo ka marrë pensionin ka dhurua...
Tërmeti/ Albin Kurti në Durrës, viziton të prekurit në stadiumin “Niko Dovana” (VD)
Durrës-Albin Kurti kreu i Vetëvendosjes ndodhet në qytetin e Durrësit për të parë nga afër situatën pas tërmetit. Ai ndodhet në stadiumin “Niko Dovana” në Dur...